Policia aksion “blic” në Elbasan, zbulohet një arsenal armësh. Ja ku ishin fshehur

Policia e Elbasanit ka sekuestruar një arsenal armësh luftarake në fshatin Godolesh. Gjatë kontrollit të ushtruar u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale, 15 arka me municion luftarak, fishekë pistolete dhe automatiku si dhe 12 granata dore.

Njoftimi i policisë:

Sekuestrohet një arsenal me fishekë luftarakë e granata. Falë bashkëpunimit me qytetarët,  zbulohet dhe sekuestrohet një arsenal municionesh luftarake. Policia e Elbasanit , si rezultat i bashkëpunimit me qytetarët ka marrë informacion se  në një zonë të thellë në afërsi të fshatit Godolesh, Elbasan,  ndodhej një arsenal me municione luftarake.

Me  marrjen e informacionit  menjëherë është organizuar puna për krehjen e zonës. Si rezultat i kontrollit të ushtruar u gjetën  dhe u  sekuestrua në cilësinë e provës materiale,  15 arka me municion luftarak, fishekë pistolete dhe automatiku si dhe 12 granata dore.

Nga veprimet e para dyshohet se si rezultat i kontrolleve të shtuara ditët e fundit  nga Policia e Elbasanit në banesa, objekte të  braktisura , magazina  apo tunele, personat që mund ti kenë pasur këto municione i kanë fshehur  në këtë zonë me qëllim shmangien e kontrollit të Policisë .Policia vijon hetimin për identifikimin dhe dokumentimin e plotë të ngjarjes.

SHKARKO APP