Policia aksion në Durrës, shoqërohen 18 persona
Policia e Durrësit në zbatim të një plan-masash për mbajtjen nën kontroll të situatës kriminale ka intesifikuar kontrollet në terren.
Nga mbrëmja e djeshme deri në orët e para të mëngjesit të sotëm janë kontrolluar 45 automjete dhe 6 lokale, janë shoqëruar 18 persona për verifikim, janë proceduar tre persona dhe një është shpallur në kërkim.
Filloi proçedimi penal në gjendje të lirë në ngarkim të shtetasve:
- S.M. 23 vjeç, banues në Durrës;
- O.Gj. 23 vjeç, banues në Durrës;
- N.M. 25 vjeç, banues në Durrës.
Gjithashtu u shpall në kërkim dhe po punohet për kapjen e shtetasit:
- E.N. 26 vjeç, banues në Durrës.
Në lagjen Nr.13, gjatë kontrolit të ushtruar në mjetin tip Mercedes Benz, (në mbështetësen e krahut), më drejtues shtetasin S.M. dhe pasagjerë shtetasit O.Gj. dhe N.M. u gjet dhe sekuestrua në cilësinë e provës materiale një revolver i markës ZASTAVA, me mulli dhe automjeti tip Mercedes Benz.
Shtetasi i shpallur në kërkim është poseduesi I armës dhe njëkohësisht pronari I automjetit ku u gjet arma e zjarrit.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme për veprën penale”Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit ”parashikuar në nenin 278 të Kodit Penal.

