Policia aksion në rrugët e Elbasanit, qindra patenta e leje qarkullimi të bllokuara

Policia Rrugore e Elbasanit ka nisur një aksion kontrolli në të gjitha rrugët e qarkut. Mësohet se janë kontrolluar në total 350 automjete, duke konstatuar mosvendosje të rripit të sigurimit, përdorimin e celularit deri te shkelje të ndryshme të Kodit Rrugor.

Njoftimi i plotë

Policia Rrugore e Elbasanit, e angazhuar për rritjen e parametrave të sigurisë rrugore. Shërbimet e Policisë Rrugore, gjatë ditës së sotme, kanë vijuar punën në grupe kontrolli të dedikuara për evidentimin dhe ndëshkimin e shkelësve të rregullave të qarkullimit që janë rrezik potencial për përfshirje në ngjarje rrugore, me qëllim rritjen e parametrave të sigurisë. Gjatë ditës së sotme, janë kontrolluar në total 350 automjete, nga këto:

125 automjete janë konstatuar me masa administrative të pashlyera. Për drejtuesit e automjeteve është bërë tërheqja e lejes së qarkullimit; 15 automjete janë konstatuar “Alert” nga radari automatik, për tejkalim shpejtësie. Për këto raste është tërhequr dokumentacioni i automjetit.

12 drejtues automjetesh janë ndëshkuar për mosvendosje të rripit të sigurimit; 10 drejtues automjetesh, për përdorim të celularit gjatë drejtimit të automjetit; 28 drejtues automjetesh janë ndëshkuar administrativisht, pasi janë konstatuar pa kryer kontrollin teknik të automjetit; 15 drejtues të tjerë, për shkelje të ndryshme të Kodit Rrugor.

Kontrollet do të vijojnë në të gjitha akset rrugore urbane, interurbane dhe rurale, me qëllim rritjen e parametrave të sigurisë rrugore. Policia Rrugore e Elbasanit apelon për të gjithë përdoruesit e rrugës, që të zbatojnë me rigorozitet rregullat e qarkullimit rrugor, të moderojnë shpejtësinë, të vendosin rripin e sigurimit, të mos përdorin celularin gjatë drejtimit të mjetit dhe të mos kryejnë parakalime të gabuara.

SHKARKO APP