Policia amerikane ekzekuton shqiptarin
Policia amerikane qëlloi për vdekje një shqiptar në qytetin e Patersonit, në Nju Xhersi, pasi lëvizte në rrugë i armatosur dhe nuk iu bind urdhrit për t’u dorëzuar. Ngjarja u filmua nga banorët e tjerë, ku tregohet për 2 minuta se si policia i bëri disa herë thirrje atij por 42 vjeçari L.A vazhdonte që të përbënte rrezik në rrugë. Në vendin e ngjarjes ka pasur shumë dëshmitarë, të cilët kanë bërë filmimet dhe në të dëgjohet një nga oficerët: “Po përpiqem t’i jap një mundësi”. Në momentin kur shqiptari i drejtoi armën një punonjësi të policisë, ai u qëllua nga oficerët e tjerë dhe humbi jetën nga plagët e marra. Prokurori i Përgjithshëm i Nju Xhersi, Gurbir S. Grewal deklaroi se janë duke u zhvilluar hetimet lidhur me ngjarjen.