Policia apel drejtuesve: Kujdes në rrugë, përdorni zinxhirë në zonat malore
Policia e Shtetit u bën apel drejtuesve të automjeteve të kenë kujdes gjatë lëvizjes në rrugë, veçanërisht në zonat malore ku kërkohet përdorimi i zinxhirëve ose gomave dimërore.
“Apel për kujdes gjatë lëvizjes në rrugë.
Për shkak të reshjeve të shiut dhe të borës, është vështirësuar qarkullimi në disa akse rrugore, kryesisht në zonat malore të vendit.
Shërbimet e Policisë Rrugore dhe të Patrullave të Përgjithshme janë në terren, me qëllim parandalimin e aksidenteve dhe për të ndihmuar përdoruesit e rrugës, në rast nevoje.
Policia Rrugore po bashkëpunon me entet pronare të rrugëve dhe firmat kontraktore, me qëllim pastrimin dhe inertet.
Policia Rrugore apelon për drejtuesit e mjeteve që të bëjnë kujdes gjatë lëvizjes, të moderojnë shpejtësinë dhe të respektojnë me rigorozitet sinjalistikën rrugore 📵🚸, të pajisen me zinxhirë dhe goma dimërore dhe të ndjekin udhëzimet e shërbimeve të Policisë Rrugore”, thuhet në mesazhin e policisë së Shtetit.
KOHA JONË SONDAZH

