Ibrahimaj: AKSHI shtylla kryesore e qeverisjes elektronike dhe inovacionit në shërbim të qytetarëve

Ministrja e Ekonomisë dhe Inovacionit, Delina Ibrahimaj, së bashku me Kryeministrin Edi Rama, prezantuan drejtorin e ri të Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit (AKSHI), Igli Tafa. Në fjalën e saj, ministrja e Ekonomisë dhe Inovacionit, Ibrahimaj, e vuri theksin te roli strategjik i Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit (AKSHI) në transformimin digjital të vendit.

Ministrja vlerësoi punën e deritanishme të AKSHI-t, duke e cilësuar atë si shtyllën kryesore të qeverisjes elektronike në Shqipëri dhe një histori suksesi në ofrimin e shërbimeve publike online.

AKSHI përfaqëson një nga institucionet më të rëndësishme për qeverisjen moderne. Arritjet në digjitalizimin e shërbimeve publike janë një krenari për vendin tonë dhe një dëshmi e kapaciteteve profesionale të stafit. Shqipëria sot renditet ndër vendet me nivel të avancuar të ofrimit të shërbimeve elektronike, falë një pune të qëndrueshme dhe vizioni afatgjatë”, u shpreh ministrja.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?