Policia apel protestuesve dhe organizatorëve, protestuesit “marrin Kryeministrinë”

Policia e Shtetit i bëri thirrje protestuesve dhe organizatorëve të protestës të ruajnë qetësinë dhe gjakftohtësinë. Policia bën me dije se hedhja e shashkave dhe lëndëve piroteknike rrezikon jetën e punonjësve të Policisë.

“Policia, thirrje në megafon drejtuar protestuesve dhe organizatorëve të protestës! Te nderuar qytetarë, Ruani qetësinë, ruani gjakftohtësinë. Mos hidhni lëndë piroteknike, fishekzjarre, kapsolla dhe tymuese në drejtim të punonjësve të Policisë. Hedhja e kapsollave dhe lëndëve piroteknike rrezikon jetën e punonjësve të Policisë! Të nderuar organizatorë të tubimit: Merrni masa të menjëhershme që protestuesit që kanë mbuluar fytyrën me shall dhe maska, të zbulojnë menjëherë fytyrën ose të largohen nga protesta. Si organizatorë të protestës, jeni përgjegjës përballë ligjit për mbarëvajtjen paqësore të tubimit, ndaj menjëherë merrni masa që protestuesit të ndalojnë hedhjen e kapsollave dhe lëndëve piroteknike në drejtim të Policisë”, ishin thirrjet e Policise.

Kaq ka mjaftuar qe situata te tensionohej ku protestuesit çane kordonin e sigurise duke u ngjitur ne menyre simbolike ne shkallet e Kryeministrise.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama
LIVE/ "Rama ik!"  Opozita proteston sërish para kryeministrisë - 13 prill 2019

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?