Policia arreston Andrea Stefanin
Një 42-vjeçar është vënë në pranga nga policia pasi akuzohet se, ka shkaktuar një aksident duke qenë në gjendje të dehur dhe më pas ka kundërshtuar edhe policinë.
Burime nga policia e Tiranës thanë se në orët e para të mëngjesit të sotëm është arrestuar Andrea Stefani, 42 vjeç.
Arrestimi i tij është bërë në orën 03:00 të mëngjesit të sotëm thanë burimet policore.
Të njëjtat burime thanë se, Stefani një ditë më parë në orën 23:00, në rrugën “Ali Visha”, në gjendje të dehur duke drejtuar motorin tip “Yamaha”, me targë “TR 885 E”, ka humbur kontrollin dhe është dëmtuar. Pasi policia ka shkuar në vendin e ngjarjes nuk i është bindur urdhrit të uniformave blu për të bërë testin e alkoolit e aktualisht ndodhet në QSU nën kujdesin e mjekëve.
KOHA JONË SONDAZH

