Policia arreston kamerieren “Ela”

Kamerierja e cila ishte kthyer në makthin e pronarëve të lokaleve në Tiranë është arrestuar nga policia. E ndaluar është E. Malaj, 30 vjeçe me banim në Tiranë. 30-vjeçarja dyshohet si autore e grabitjes së xhirove ditore në disa lokale ku ajo shkonte për të punuar si kameriere.

Në polici ndaj saj janë depozituar disa kallëzime. Ajo prezantohej me emrin “Ela” dhe pasi punësohej vetëm për një ditë largohej bashkë me xhiron ditore.

Në të paktën në dy raste, kamerierja që është prezantuar me emrin “Ela” ka arritur të vjedhë një sasi prej 1 milion e 100 mijë lek të vjetra. Po punohet për dokumentimin e ngjarjeve të tjera kriminale të kryera nga kjo shtetase. 

SHKARKO APP