Policia arreton laçjanin me Ferrari dhe Porsche Cayene pa dokumenta
Dario Prifti është vetëm 26 vjeç por kishte një Ferrari dhe një Porsche Cayene në garazhin e tij. Për shkak të makinave dhe jetës së shtrenjtë që bënte, i riu laçjan ra në sy të policisë së Kurbinit, e cila e ka arrestuar këtë të dielë. Dyshimet janë se ka shfrytëzuar për prostitucion një vajzë me inicialet L.R. Përveç kësaj, në kontrollin që iu bë 26 vjeçarit rezultoi se makinat ishin pa dokumenta. Tashmë ai do të përgjigjet në gjykatë për akuzat e shfrytëzimit të prostitucionit dhe do t’i duhet të arsyetojë pasurinë që kishte.

