Policia: Autobusi i djegur, me targa AA 584 MP
Siç njofton Policia e Krujës, lidhur me ngjarjen e rëndë ndodhur sot atje ku si pasojë e zjarrit që ka rënë në një autobus ka patur një viktimë, ajo ka ndodhur saktësisht rreth orës 11:25 minuta, në qendër të qytetit turistik.
Sipas saj, autobusi ka qenë me targa AA 584 MP me drejtues shtetasin S.J. banues në Vlorë.
Pasagjerët janë përfaqësues të një sekti fetar. Për pasojë, ka ndërruar jetë një pasagjere dhe 12 të tjerë janë dëmtuar dhe jane nën kujdesin e mjekëve.
Ja njoftimi i plotë i policisë:
“Më datë 27.05.2016, rreth orës 11:25, në qëndër të qytetit të Krujës, autobuzi me targa AA 584 MP me drejtues shtetasin S.J. banues në Vlorë, me pasagjerë ka marrë flakë. Pasagjerët janë përfaqësues të një sekti fetar. Për pasojë, ka ndërruar jetë një pasagjere e seksit femër. Si dhe 12 persona janë dëmtuar, të cilët ndodhen nën kujdesin e mjekëve. Autobuzi ka marë flakë në ecje e sipër dhe dyshohet se shkaku ka qenë aksidental. Në vendngjarje ndodhen Efektivat e Policisë dhe Forcat Zjarrëfikëse, të cilët vijojnë hetimet”. … (vijon)
KOHA JONË SONDAZH

