Policia Bashkiake gjen një fëmijë të braktisur pranë koshit të plehrave

Punonjës të Policisë Bashkiake kanë gjetur një fëmijë të braktisur pranë koshit të plehrave. Fëmija rreth 2 vjeç ishte braktisur pranë konteinerit të mbeturinave tek zona e Arkivit Qendror të Shtetit. Efektivët e Policisë Bashkiake kanë pikasur fëmijën që ishte i vetëm në karrocë dhe i janë afruar. I mituri ishte i lidhur dhe në gjumë.

Menjëherë policia bashkiake mori ne ruajtje fëmijën dhe njoftoi Policinë e Shtetit e cila ka mbërritur në vend dhe ka nisur hetimet. Aktualisht Njësia për Mbrojtjen e Fëmijëve në Bashkinë e Tiranës po merret me trajtimin e rastit. Ndërkohë policia ka marrë në pyetje banorë të zonës për të identifikuar familjarët e vogëlushit. /BalkanWeb

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?