Policia Bashkiake vijon aksionin, prish parkingun privat (FOTO)

Bashkia e Tiranës duket e vendosur për të çuar deri në fund aksionin për lirimin e hapësirave publike, ndërsa vijoi aksionin në zonën e Zogut të Zi. Në vijim të këtij aksioni, janë marrë masat administrative për zaptuesit e hapësirave publike. Policia Bashkiake dhe Agjencia e Mbrojtjes së Konsumatorit kanë vendosur dhjetëra gjoba për subjektet që vijojnë të bllokojnë rrugët ndonëse është lajmëruar prej ditësh vendosja e paketës së masave që prek ata të cilët zaptojnë hapësirat publike. Në vëmendjen të Policisë Bashkiake ka qenë dhe zaptimi i hapësira publike me qëllim përdorjen e tyre si parking privat. Në rrugën “Dritan Hoxha” është ndërhyrë duke liruar ambientin e zënë dhe duke ia rikthyer publikut. Njëkohësisht është hequr një kabinë që shërbente për marrjen e pagesave për qytetarët që kërkonin të parkonin. Me sa duket, askush që do të zaptojë pronat publike apo do t’i përdorë ato pa marrë leje dhe paguar në Bashkinë e Tiranës nuk do t’i shmanget gjobave. Nga ana tjetër, nuk është lënë pas dore as gjobitja e personave që kanë urinuar në publik, të cilët janë kapur dhe më pas gjobitur nga Policia Bashkiake.

SHKARKO APP