Policia bllokon lokalin e pronarit që dhunoi turistët spanjollë

Pas ngjarjes së rëndë që ndodhi pak ditë më parë në bregdetin shqiptar, lokali i Mihal Kokëdhimës, në Porto Palermo të Himarës, po i nënshtrohet verifikimit të dokumentacionit nëse është korrekt me ligjin ose jo.

Policia, menjëherë pasi arrestoi 51 vjeçarin Kokëdhima, sepse akuzohet që dhunoi turistët spanjollë pas konfliktit për peshkun në restorantin e tij, e ka bllokuar aktivitetin në këtë ambient, e po verifikohet nëse pronari e ka regjistruar si aktivitet dhe nëse i paguan apo jo detyrimet në shtet.

Burime për “Balkanweb” bëjne me dije se restoranti “Panorama” ndërtuar  buzë detit në Porto Palermo, rezulton të jetë pa leje. Policia dhe autoritetet përkatëse për momentin janë duke shqyrtuar dokumentacionin ligjor të lokalit.

Swiss Digital Desktop Reklama

Në një video të publikuar sot shihet Mihal Kokëdhima dhunon disa turistë të huaj spanjollë në jug të vendit. Për ngjarjen, reagoi edhe kryeministri Edi Rama, duke dënuar dhunën.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?