Policia bllokon një gomone në Ksamil, gjobit me 10 mijë lekë pronarin

Gjatë kontrolleve përgjatë vijës bregdetare policia ka bllokuar ditën e sotme një gomone në Ksamil, pasi lundronte jashtë zonës së përcaktuar.

Sipas informacioneve zyrtare, mjeti lundrues gomone u bllokua nga Policia Kufitare, ndërsa për pronarin e tij, shtetasin K. P., u vendos masa administrative 10 000 lekë të rinj, për mungesë të dokumentacionit të nevojshëm në bord.

“Bllokohet një mjet lundrues (gomone), për lundrim jashtë zonës së përcaktuar për mjetet lundruese, i konstatuar nga patrullat që monitorojnë nga toka, vijën bregdetare.

Swiss Digital Desktop Reklama

Në vijim të kontrolleve të ushtruara në zbatim të planit të masave të hartuar nga Policia e Shtetit, për garantimin e rendit dhe sigurisë publike në zonat turistike, shërbimet e Policisë Kufitare, ditën e djeshme, kanë konstatuar një mjet gomone që lundronte në zonën bregdetare të quajtur “Gjiri i Podajve”, Ksamil.

Swiss Digital Mobile Reklama

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?