Policia bllokon tre mjete lundruese, mes tyre skafi i vjedhur në Australi. Nën hetim drejtuesi

Policia ka bllokuar 3 mjete lundruese në Sarandë, Durrës dhe Shkodër. Janë bllokuar dy skafë në Durrës dhe Shkodër dhe një varkë në Sarandë.

Skafi i bllokuar në Durrës dyshohet se është vjedhur në Australi. Drejtuesi i tij, 41 vjeçari nga Shijaku F.L 41 vjeç është vënë nën hetim në gjendje të lirë për veprën penale “Trafikimi i mjeteve motorike”.

Nga ana tjetër, drejtuesi i varkës në Sarandë është dënuar me 110 mijë lekë gjobë për mungesë dokumentacioni. Drejtuesi i skafit në Shkodër u dënua me 10 mijë lekë gjobë për mungesë të dokumentacioneve për daljen në det.

Swiss Digital Desktop Reklama

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?