Policia do ketë uniforma të reja, prezantohen javën që vjen
Efektivë të Policisë së Shtetit do të pajisen me uniforma të reja.
Pak ditë më parë kanë ardhur uniformat për një pjesë të punonjësve të policisë, ndërsa pritet që prezantimi i tyre të bëhet brenda javës që vjen nga ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri.
Sipas të njëjtave burimeve, mësohet se uniformat kanë ardhur nga Turqia.
Ministria e Brendshme ka kërkuar nga Policia e Tiranës, nga komisariatet, nga forcat “Shqiponja” si dhe Policia Rrugore 600 punonjës policie që të veshin uniformat e reja ditën që do bëhet edhe prezantimi i tyre.
Më 1 shkurt të këtij viti ministri Tahiri tha se element kryesor në uniformën e re do të jetë stema e policisë, e cila sipas tij do të jetë e dallueshme lehtësisht. Në kokën e stemës shënohet Policia e Shtetit, ndërsa poshtë është shqiponja, raporton BW.
Ndërsa, në pjesën e sipërme të uniformës do të jetë ngjyra e verdhë për efektivët e Policisë Rrugore, e kuqja për njësitë “Shqiponja” dhe ajo blu për Policinë e Rendit.
KOHA JONË SONDAZH

