Policia e Durrësit bën bilancin e 48-orëve: Tetë shoferë të arrestuar, gjoba dhe patenta të pezulluara
Policia e Durrësit ka bërë bilancin e 48 orëve të fundit, duke arrestuar 8 shoferë për vepra të ndryshme penale. Kontrollet e policisë kanë vazhduar me radarë, kamera, aparate fotografike e alkooltestues, me qëllim parandalimin e aksidenteve rrugore.
Ndërkohë janë vendosur 78 masa administrative për tejkalim shpejtësie, janë tërhequr 3 leje drejtimi për drejtim mjeti nën efektin e alkoolit dhe 4 leje drejtimi për drejtim mjeti mbi normat e lejuara. Janë vendosur 2 masa administrative me vlerë 30.000 dhe 38.000 lekë të rinj, pasi drejtuesit e mjeteve ishin rezident në një nga shtetet e BE-së. Ndersa janë ndëshkuar me masë administrative, në të gjithë qarkun 480 drejtues mjetesh, për shkelje që sjellin pasoja në jetën dhe shëndetin e përdoruesve të rrugës.
Si rezultat i kontrolleve gjatë 48 orëve të fundit janë arrestuar në flagrancë 8 shtetas, konkretisht shtetasit:
O. Ç., 41 vjeç, banues në Durrës, pasi u konstatua duke drejtuar motomjetin në gjendje të dehur;
F. C., 48 vjeç, banues në Xhafzotaj, Durrës, pasi u konstatua në Xhafzotaj, duke drejtuar motomjetin pa leje drejtimi;
E. T., 54 vjeç, banues në Tiranë, pasi u konstatua në lagjen nr.14, Durrës, duke drejtuar mjetin tip “Benz”, në gjendje të dehur;
S. H., 47 vjeç, banues në Durrës, pasi u konstatua në Rrashbull, duke drejtuar motomjetin pa leje drejtimi;
A. A., banues në Durrës, pasi u konstatua duke drejtuar motomjetin pa leje drejtimi;
E. R., 30 vjeç, banues në Durrës, pasi u konstatua në Fllakë, duke drejtuar motomjetin pa leje drejtimi;
A. Ç., 24 vjeç, banues në Shijak, pasi u konstatua duke drejtuar motomjetin pa leje drejtimi;
M. Q., 35 vjeç, banues në Durrës, pasi duke drejtuar mjetin tip “Ford”, në gjendje të dehur, ka goditur 2 automjete duke i shkaktuar dëme materiale.
Policia e Shtetit apelon për të gjithë drejtuesit e automjeteve, vendas dhe të huaj, që të zbatojnë me rigorozitet sinjalistikën rrugore, pasi në të gjitha rrugët e vendit ka radarë dhe prezencë të Policisë Rrugore, të pajisur edhe me dronë, dragera, kamera e aparatë fotografik.
KOHA JONË SONDAZH

