Policia e Durrësit këshillon qytetarët: Ja si të evitoni trafikun në segmentin rrugor Plepa–Golem

Policia Rrugore e Durrësit ka njoftuar të gjithë drejtuesit e mjeteve, se nisur nga fluksi i madh i mjeteve që qarkullojnë në fundjavë në segmentin rrugor Plepa – Golem, me qëllim sigurimin e lëvizjes së lirë dhe pa probleme në këtë aks këshillon drejtuesit e mjeteve sa më poshtë:

• gjatë orarit të pasdites të qarkullojnë në intervale kohe të ndryshme dhe jo në mënyrë të menjëhershme;

• të mos kryejnë manovra të gabuara si : parakalime, mos -respektim të normave të shpejtësisë, mos – ruajtje të distancës së sigurisë së mjeteve në lëvizje etj.

Swiss Digital Desktop Reklama

• drejtuesit e mjeteve që kanë ardhur me pushime në zonën e Golemit, Mali i Robit të qarkullojnë në drejtim të Mbikalimit të Kavajës për të dalë në autostradë për në Tiranë për shkak të ngarkesës.

Swiss Digital Mobile Reklama

Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor Durrës do të ndëshkojnë çdo drejtues mjeti që shkel normat e Kodit Rrugor.trafik

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?