Policia e Durrësit në dorën e ”RENEA-s”

Alfred Çepe është shkarkuar nga detyra si Drejtor i Policisë së Qarkut të Durrësit dhe në vend të tij është emëruar Leonard Shehu, ish-komandant i forcave speciale të Repartit të Eleminim, Neutralizim të Elementit Armatosur, RENEA. Zëvendësimi i tij me profilin e Lorenc Shehut, si ish-komandant i forcave RENEA, në vetvete konfirmon tërthorazi se problematika e krimit të organizuar në Durrës është bërë shqetësuese. Nuk ka të dhëna zyrtare pse ndodhën këto lëvizjeve në kupolën e policisë së qytetit bregdetar por ato mbërrijnë pak ditë pas operacionit për kapjen e porositësve të një sasie të konsiderueshme kokaine me prejardhje nga Ekuadori.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?