”Policia e Elbasanit ka bërë punë të mirë”, Gledis Nano: Ende perceptimi i publikut është negativ

Pas Beratit, analiza e punës ishte për drejtorinë e Policisë së Qarkut të Elbasanit. Policia në këtë qark ka bërë një punë të mirë dhe të lavdërueshme në garantimin rendit publik, zbulueshmërinë e ngjarjeve kriminale dhe trafiqeve të paligjshme.

Këtë fakt e pohuan si prokurori i Elbasanit, Kreshnik Ajazi, ashtu edhe vetë Drejtori i Përgjithshëm i Policisë, Gledis Nano. Shifrat në analiza nuk kanë ndikuar që qytetarët të ndryshojnë perceptimin për gjendjen e sigurisë publike në Elbasan. Këtë fakt e ka përmendur edhe Nano, i cili edhe një herë ka garantuar që forca e Policisë është në krye të detyrës.

Elbasani është një ndër qarqet që ka shënuar një numër të konsiderueshëm ngjarjesh të rënda kriminale, ku kanë dominuar kryesisht atentatet me pagesë, si pasojë e prishjes së pazareve të aktiviteteve të paligjshme të grupeve kriminale në këtë qark, por jo vetëm.

SHKARKO APP