Policia e Kosovës po sulmohet nga grupi Wagner? Zyrtari: Kemi pasur informacione

Zv/drejtori i Policisë së Kosovës, Fehmi Hoti thotë se kanë pasur informacione mbi lëvizjen në kufi me Serbinë të pjesëtarëve të grupit mercenar ‘Wagner’, që aludohen se janë pjesë e sulmit të sotëm ndaj forcave policore në veri.

Në një konferencë të përbashkët me Kurtin, Hoti tha se kishin pasur dhe informacione se mund të kishte sulme, por asgjë nuk është e vërtetuar deri më tani.

“Kemi pasur informacione se po lëviznin pjesëtarë të grupit Wagner, dhe që mund të vinin të sulmonin, por asgjë të konfirmuar për sot. Jemi duke u koordinuar me KFOR-in. Në Prokurori duhen fakte kur deklaron diçka”, tha ai.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?