Policia e Shtetit: 14 efektivë të plagosur nga dhuna në protestë, shoqërohen 35 persona. Përgjegjësit do të përballen me ligjin

Policia e Shtetit u ka bërë thirrje sërish pjesëmarrësve në tubim të distancohen nga aktet e dhunës, ndërsa ka bërë të ditur se 14 punonjës policie janë plagosur si pasojë e sulmeve të vazhdueshme prej disa orësh.

Përmes një reagimi zyrtar, Policia e Shtetit u ka kërkuar protestuesve të ndalojnë sulmet ndaj efektivëve dhe institucioneve shtetërore, si dhe shkatërrimin me zjarr të pronës publike dhe private.

Autoritetet theksojnë se dhuna nuk ka asnjë lidhje me ushtrimin e së drejtës për të protestuar, duke u bërë thirrje pjesëmarrësve të distancohen nga personat e dhunshëm dhe të maskuar, si dhe të mos i mbështesin apo t’u bashkohen atyre. “Rrezikimi i jetës së punonjësve të Policisë dhe të qytetarëve duhet të marrë fund menjëherë”, thuhet në reagimin e Policisë së Shtetit.

Swiss Digital Desktop Reklama

Reagimi i plotë

Swiss Digital Mobile Reklama

Policia e Shtetit përsërit thirrjet e bëra përgjatë gjithë ditës së sotme për pjesëmarrësit në tubim: Distancohuni menjëherë nga dhuna! Ndaloni sulmet ndaj punonjësve të Policisë dhe institucioneve shtetërore, si dhe shkatërrimin me zjarr të pronës publike e private. Si pasojë e sulmeve që vijojnë prej disa orësh, janë plagosur 14 punonjës të Policisë së Shtetit. Kjo dhunë duhet të ndalet menjëherë! Sulmet ndaj punonjësve të Policisë dhe shkatërrimi i pronës publike e private nuk kanë asnjë lidhje me ushtrimin e së drejtës për të protestuar.

Distancohuni menjëherë dhe pa asnjë hezitim nga personat e dhunshëm e të maskuar! Mos i mbështesni dhe mos u bashkoheni atyre. Mos lejoni që tubimi të përdoret për të ushtruar dhunë, për të sulmuar punonjësit e Policisë dhe për të shkatërruar pronën publike e private. Rrezikimi i jetës së punonjësve të Policisë dhe të qytetarëve duhet të marrë fund menjëherë.

E drejta për të protestuar është e garantuar me ligj, por ajo nuk i jep askujt të drejtën të ushtrojë dhunë, të sulmojë punonjësit e Policisë apo të shkatërrojë pronën publike e private. Përgjegjësit për këto akte do të identifikohen dhe do të përballen me ligjin.

Shërbimet e Policisë po vijojnë identifikimin dhe shoqërimin e personave që kanë kryer akte dhune dhe që janë maskuar gjatë tubimit. Deri në këto momente, janë shoqëruar 35 shtetas.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

PS a duhet të kandidojë në Bashkinë e Tiranës nga politika apo shoqeria civile?