Policia e Shtetit, apel qytetarëve: Mos klikoni linke të dyshimta në Whatsapp! Ju vjedhin llogaritë

Policia e Shtetit u bën thirrje qytetarëve të tregojnë kujdes të shtuar ndaj tentativave për marrjen e aksesit në llogaritë WhatsApp, përmes mesazheve dhe linkeve mashtruese që po qarkullojnë në rrjet.

“Policia e Shtetit apelon për kujdes ndaj tentativave për marrjen e aksesit në llogaritë WhatsApp.
Policia e Shtetit informon qytetarët se janë konstatuar raste të qarkullimit të mesazheve dhe lidhjeve (linkeve) mashtruese, të cilat synojnë marrjen e kontrollit të llogarive WhatsApp.
Mashtruesit dërgojnë linke me pretendime të ndryshme, si p.sh. për të votuar në një konkurs ose për të konfirmuar një veprim. Më pas, i kërkohet përdoruesit të vendosë kodin 6-shifror të verifikimit të WhatsApp. Ky kod përdoret nga autorët për të regjistruar llogarinë në një pajisje tjetër dhe për të marrë kontrollin e saj.
Policia e Shtetit këshillon qytetarët:
* Mos klikoni në linke të dyshimta, edhe nëse dërgohen nga persona të njohur;
* Mos ndani kurrë kodin e verifikimit të WhatsApp me askënd;
* Aktivizoni funksionin Two-Step Verification (Verifikimi me dy hapa) në aplikacionin WhatsApp;
* Nëse dyshoni se llogaria juaj është komprometuar, veproni menjëherë për ta rikuperuar atë dhe njoftoni personat e kontakteve tuaja.
Mbroni të dhënat tuaja!
Kujdesi juaj është mbrojtja më e mirë ndaj mashtrimeve kibernetike”, thuhet në njoftimin e Policisë së Shtetit.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Nëse shkohet në zgjedhje cilës parti ia jepnit voten?