Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E premte, 20 Nëntor 2026, 06:01 Kursi i këmbimit: euro 89.8 lekë, dollari 81.6 lekë Kursi i këmbimit sot: euro blihet me 89.8 lekë dhe shitet me 90.4 lekë, dollari amerikan blihet me 81.6 lekë dhe shitet me 82.7…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protesta
  • Spiropali
  • Tirana
  • Shehaj-Balla
  • Buxheti
  • Merkato
  • Top Channel
  • SHBA
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta
  • Spiropali
  • Tirana
  • Shehaj-Balla
  • Buxheti
  • Merkato
  • Top Channel
  • SHBA
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Policia e shtetit ben bilancin, 115 aksione , arrestohen 607 persona

Aktualitet E shtunë, 3 Gusht 2024 14:17
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X
Placeholder Image

115 operacione ka realizuar policia gjatë muajit Korrik, ku 607 persona janë arrestuar si të dyshuar për vepra të ndryshme penale nga të cilët 81 ishin të shpallur në kërkim. Në raportin për punën e bërë, midis të tjerash, përmenden asgjësimi i 103 mije fidanë e bimë narkotike kanabis si dhe janë sekuestruar 2 kg kokainë.

Policia e Shtetit, gjatë muajit korrik 2024

🚨🚔Gjatë muajit korrik, strukturat e Policisë së Shtetit kanë qenë të angazhuara maksimalisht, për të garantuar sigurinë publike, mbarëvajtjen e sezonit turistik, si dhe për të luftuar krimin në përgjithësi dhe krimin e organizuar në veçanti.

Si rezultat i kontrolleve nga toka dhe ajri, inteligjencës policore, hetimeve proaktive dhe bashkëpunimit me agjencitë ligjzbatuese në vend, kanë vijuar me intensitet të shtuar operacionet mbarëkombëtare ✅“Territor i pastër”, ✅“Sundimi i ligjit”, ✅“Tempulli”, ✅“Siguria detare” dhe ✅“Plazh i lirë”.

Në kuadër të tyre, gjatë muajit korrik, në të gjithë territorin e vendit:

-janë finalizuar 115 operacione policore,

-janë finalizuar 13 operacione policore ndërkombëtare, në bashkëpunim me Europolin, partnerët italianë, spanjollë, gjermanë dhe malazezë;

-janë vënë në pranga 607 autorë të dyshuar për vepra të ndryshme penale nga të cilët 81 ishin të shpallur në kërkim;

-janë asgjësuar 103 284 fidanë e bimë narkotike cannabis sativa. Janë arrestuar 13 autorë të dyshuar kultivimi dhe janë proceduar në gjendje të lirë 5 shtetas për shpërdorim të detyrave;

-janë sekuestruar 2 mina me telekomandë, 38 armë zjarri, rreth 2 kg kokainë dhe dhjetra doza të lëndëve narkotike cannabis sativa, kokainë dhe heroinë;

-janë goditur 5 grupe kriminale në Tiranë, Shkodër, Durrës dhe Berat, gjatë operacioneve “Summer”, “Oblika”, “Old plants”, “Tempulli 3” dhe “Lidhjet”. Këtyre grupeve iu vunë në pranga 50 pjesëtarë dhe iu sekuestruan asetet;

-janë finalizuar si rezultat i bashkëpunimit me partnerët amerikanë, 2 operacione policore. Njëri operacion zbardhi një skemë të madhe mashtrimi, me objektiv sistemin arsimor në te gjithë vendin, ndërsa tjetri goditi një grup kriminal për dhënie ndihmë shtetasve shqiptarë, në PKK Hani i Hotit, me qëllim kalimin e paligjshëm të kufijve, drejt Kanadasë dhe Amerikës;

-si rezultat i informacioneve të siguruara nga Policia e Shtetit shqiptar dhe të shkëmbyera nëpërmjet Europol, me Policinë malazeze, u finalizua operacioni ndërkombëtar i koduar “Kidnapping”, gjatë të cilit u mundësua gjetja dhe lirimi i 11 emigrantëve që ishin marrë peng nga emigrantë afganë. 3 prej autorëve u arrestuan në Mal të Zi. Ata i mbanin pengjet në një territor malor në Mal të Zi, nën kërcënimin e armëve, dhe kërkonin 50 000 euro për t’i liruar;

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

-si rezultat i bashkëpunimit të Interpol Tiranës me homologët, janë ekstraduar 26 shtetas të shpallur në kërkim ndërkombëtar;

-janë parandaluar ngjarje kriminale që mund të kryheshin me shpërthimin e minave dhe/ose me armë zjarri, si dhe është parandaluar përshkallëzimi i 5 konflikteve në familje me armë zjarri ose armë të ftohta;

-janë zbardhur 2 tentativa për vrasje, në Korçë dhe në Vaun e Dejës, disa djegie të pronave në Vlorë dhe në Lezhë dhe 3 shpërthime me eksploziv në Sarandë, Shkodër dhe Bulqizë;

-janë zbardhur 98 vjedhje, disa prej tyre: me forcë, të sendeve të turistëve ose të shumave të mëdhaja të eurove;

-janë sekuestruar 831 çadra dhe shezlongë të vëna pa leje dhe në cenim të hapësirës publike në plazhet e qarkut Vlorë;

-është ndërhyrë në 12 lokale që kishin vënë muzikë, në tejkalim të nivelit dhe orarit të përcaktuar me ligj. Administratorët e këtyre subjekteve u proceduan penalisht, si dhe u sekuestruan pajisjet që gjeneronin muzikën;

-është reaguar menjëherë për 40 raste të zjarrvënieve të qëllimshme ose nga pakujdesia. Autorët e tyre janë identifikuar dhe nxjerrë përpara përgjegjësisë penale;

-janë trajtuar ligjërisht 112 raste të dhunës në familje;

-janë goditur 8 raste të organizimit të kundërligjshëm të lojërave të fatit. 3 prej tyre janë goditur në Tiranë dhe në Krujë, gjatë operacioneve “Big match”, “Poker 2” dhe “Ilegal game”. Këto operacione kanë rezultuar me vënien në pranga të 25 shtetasve, si dhe me sekuestrimin e sendeve dhe shumave të parave që i shërbenin kësaj veprimtarie;

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

-janë goditur 2 raste të transportimit të kundërligjshëm të emigrantëve dhe 4 raste të kontrabandimit të disa tonëve kafe, ilaçeve dhe produkteve të tjera të konsumit.

🚓👮🏻‍♀‍👮🏻Policia Rrugore ka intensifikuar kontrollet dhe monitorimet në të gjitha akset e vendit, duke përdorur makinat inteligjente dhe bazën logjistike që ka në dispozicion, me qëllim parandalimin e aksidenteve rrugore dhe lëvizjen e lehtësuar të përdoruesve të rrugës, gjatë sezonit turistik.

Në këtë kuadër:

-janë vënë në pranga 180 drejtues mjetesh, nga të cilët 131 për drejtim të mjetit në gjendje të dehur dhe 49 për drejtim të mjetit pa leje drejtimi;

-janë pezulluar 526 leje drejtimi, nga të cilat 250 për tejkalim të normave të shpejtësisë, 83 për drejtim mjeti nën ndikimin e pijeve alkoolike dhe 193 për shkelje të tjera të Kodit Rrugor, për të cilat parashikohet kjo masë administrative.

Gjithashtu, ka funksionuar 24/7, Trupa e Ndërhyrjes Teknike (TNT), në tunelin e ri të Llogarasë. TNT ka ndërhyrë menjëherë në një rast aksidenti, duke dhënë ndihmën e parë.

Mund t'ju interesojë

Kursi i këmbimit: euro 89.8 lekë, dollari 81.6 lekë

Kursi i këmbimit: euro 89.8 lekë, dollari 81.6 lekë

Para 1 ore
Moti sot me stuhi e shi, nga 8° në Korçë deri 23° në Vlorë

Moti sot me stuhi e shi, nga 8° në Korçë deri 23° në Vlorë

Para 1 ore
Frika nga ndërprerjet teknologjike nxit blerje paniku në SHBA: Costco rrit shitjet, 21 nga 26 gjeneratorët më të shtrenjtë jashtë stokut

Frika nga ndërprerjet teknologjike nxit blerje paniku në SHBA: Costco rrit shitjet, 21 ...

Para 8 orësh

🛬🛳️🚗Policia Kufitare ka qenë tërësisht e fokusuar për të ofruar shërbim cilësor, të shpejtë dhe me etikë, për qytetarët/vizitorët e shumtë në hyrje/dalje të vendit gjatë pikut të sezonit veror, për të garantuar qarkullimin e lirë dhe të sigurtë të shtetasve, mallrave dhe shërbimeve, si dhe për të parandaluar dhe goditur krimet kufitare.

Si rezultat i punës dhe angazhimit për përmbushjen e këtyre prioriteteve, janë goditur:

55 raste të kalimit të paligjshëm të kufijve, 6 raste të mosdeklarimit të të hollave në pikat e kalimit kufitar, 7 raste të trafikimit të mjeteve motorike dhe 2 raste të përdorimit të dokumenteve false për të kaluar kufijve.

-Policia Kufitare dhe Njësia Policore Detare kanë bllokuar 137 mjete lundruese, për cenim të perimetrit të sigurisë të caktuar për lundrim dhe/ose për mungesë dokumentesh. Drejtuesit e këtyre mjeteve janë ndëshkuar me masa administrative që variojnë nga 10 000 lekë deri në 110 000 lekë;

-Ndërkohë, Forca Kombëtare e Sigurisë, Njësia Alpine, Njësia Policore Detare, Policia Kufitare, patrullat e përgjithshme dhe Forca e Posaçme “Shqiponja”, në të gjithë vendin kanë qenë të angazhuara për t’iu shkuar në ndihmë turistëve dhe vizitorëve në nevojë. Në 22 raste në zona turistike malore, kanione dhe hapësira detare, iu është dhënë ndihmë 55 turistëve, vizitorëve dhe pushuesve të cilët kishin mbetur të izoluar për shkak të terrrenit, defekteve në mjetet me të cilat lëviznin, kishin humbur orientimin ose rrezikonin të mbyteshin në det për shkak të defektve në mjetet lundruese dhe dallgëve të mëdha.

Policia e Shtetit mbetet maksimalisht e angazhuar për të vijuar megaoperacionet policore, bashkëpunimin me agjencitë ligjzbatuese brenda dhe jashtë vendit, si dhe punën me humanizëm në ndihmë të qytetarëve dhe turistëve që kanë nevojë për ndihmë.

Në këtë kuadër ftojmë qytetarët që të denoncojë në numrin pa pagesë 112, çdo paligjshmëri si dhe të telefonojë për ndihmë në çdo rast nevoje për dinamikën që ndjek Policia e Shtetit.

Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Kursi i këmbimit: euro 89.8 lekë, dollari 81.6 lekë
Para 1 ore

Kursi i këmbimit: euro 89.8 lekë, dollari 81.6 lekë

Horoskopi i ditës, e premte 20 nëntor 2026
Para 1 ore

Horoskopi i ditës, e premte 20 nëntor 2026

Moti sot me stuhi e shi, nga 8° në Korçë deri 23° në Vlorë
Para 1 ore

Moti sot me stuhi e shi, nga 8° në Korçë deri 23° në Vlorë

Frika nga ndërprerjet teknologjike nxit blerje paniku në SHBA: Costco rrit shitjet, 21 nga 26 gjeneratorët më të shtrenjtë jashtë stokut
Para 8 orësh

Frika nga ndërprerjet teknologjike nxit blerje paniku në SHBA: Costco rrit shitjet, 21 nga 26 gjenerat...

Më të lexuarat

1 Neda kërkon të marrë dy djemtë e saj prej 1 viti, flet për herë të parë Ogren Balluku: Ajo ka dështuar si nënë
Para 9 orësh

Neda kërkon të marrë dy djemtë e saj prej 1 viti, flet për herë të parë Ogren Balluku: Ajo ka dështuar...

2 Elisa Spiropali: Me vjen keq dhe turp për Blendi Klosin!
Para 8 orësh

Elisa Spiropali: Me vjen keq dhe turp për Blendi Klosin!

3 Veliaj dhe Spiropali drejt PD-së? Befason deputeti Gjin Gjoni: Politika mund të bëjë çdo gjë
Para 10 orësh

Veliaj dhe Spiropali drejt PD-së? Befason deputeti Gjin Gjoni: Politika mund të bëjë çdo gjë

4 Elisa Spiropali: Modeli i Ballukut është më i keqi në PS dhe qeverisje
Para 8 orësh

Elisa Spiropali: Modeli i Ballukut është më i keqi në PS dhe qeverisje

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.