Policia e Shtetit: Ja çfarë lejohet nesër, jo lëvizje me makina

Policia e Shtetit njofton të gjithë qytetarët se nga dita e nesërme do të jenë të hapura të gjitha bizneset, si dhe do të lejohet lëvizja e lirë e këmbësorëve.

Sipas uniformave blu, gjatë kësaj të diele nuk do të lejohet lëvizja e makinave, si dhe hyrje-dalja në zonat e kuqe. Po ashtu, nesër ndalohet edhe lëvizja drejt plazheve nga zonat që nuk janë zona bregdetare..

Njoftimi i policisë:

Swiss Digital Desktop Reklama

Në kuadër të zbatimit të masave kufizuese për parandalimin e përhapjes së COVID-19, Policia e Shtetit njofton të gjithë qytetarët se në datën 31.05.2020 do të jenë të hapura të gjitha bizneset, si dhe do jetë e lirë lëvizja për këmbësorët, por nuk do lejohet në asnjë qytet të vendit qarkullimi i automjeteve.

Swiss Digital Mobile Reklama

Gjithashtu, edhe për këtë fundjavë nuk do lejohet hyrja dhe dalja në zonat e kuqe, si dhe ndalohet lëvizja drejt plazheve nga zonat që nuk janë zona bregdetare.

Policia e Shtetit kërkon mirëkuptimin e qytetarëve që të zbatojnë me rigorozitet ndalim-qarkullimin me automjete për ditën e nesërme, si dhe të respektohet distancimi social në të gjithë vendin.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?