Policia e Shtetit jep detaje për operacionin antidrogë në Fushë-Kuqe: 5 të arrestuar dhe një ish-zyrtar policie

Policia e Shtetit ka dhënë sot detaje për operacionin ndërkombëtar të drogës ku u godit një grup kriminal me 6 të arrestuar dhe u bllokuan 10 gomone.

Zv/drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Sokol Bizhga njoftoi përmes një deklaratë për shtyp se në këtë operacion u sekuestruan dy armë zjarr, një automjet tip “Audi” si dhe 45 mijë euro, 2 mln lekë të vjetra, 500 paund dhe franga zviceriane dhe 25 aparate celulare.

28 kg kanabis u gjet në afërsi të vendit ku është mbytur veliera e djegur. Deri tani janë arrestuar 6 shtetas shqiptarë dhe të huaj njoftoi zv.drejtori i policisë, ndërsa hetimet janë ende në vijim.

Swiss Digital Desktop Reklama

Grupi kriminal me bazë në Fushë-Kuqe të Kurbinit trafikonte kokainë dhe heroinë nëpërmjet detit.

Swiss Digital Mobile Reklama

Operacioni është zhvilluar në bashkëpunim me Guardia di Finanza dhe Frontex, DEA dhe SPAK për goditjen e parandalimin e një grupi të strukturuar kriminal.

Ky grup tenton trafikimin e kanabisit dhe shkëmbimin në det me trafikantë ndërkombëtarë me lënde narkotike të forta si heroinë dhe kokainë.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?