Policia e shtetit rrethon selinë e PD-së, hidhet gaz lotsjellës mbi fytyrën e ish-kryeministrit Sali Berisha

Më në fund selia e PD-së është rrethuar plotësisht nga forcat e policisë. Brenda selisë ndodhet Lulzim Basha dhe disa deputetë të tij.

Ndërkohë policia po bën arrestime ndaj protestuesve. Mësohet se ka të plagosur të shumtë. Një prej drejtuesve të grupseksionit të PD-së në Kombinat është masakruar me shkopinjë e grushta në godinën e PD-së.

Gjatë protestës një grup, afër orës 11.30, hapen dyert e katit të parë të PD-së. Më pas pati reagime nga njerëzit e Bashës me shkopinjë gome dhe gaz lotsjellës kundër protestuesve.

Swiss Digital Desktop Reklama

Në fakt policia dhe prokuroria e Tiranës duhet të hetojnë dhunën e shkaktuar nga cilido, por sidomos nga doli gazi lotsjellës prej zyrave te katit të dytë në PD, sepse gazin lotsjellës e përdor vetëm policia e shtetit.

Swiss Digital Mobile Reklama

Pamjet kanë pushtuar rrjetet sociale.

Në ora 12.00 kur ish-kryeministri Berisha ishte me protestuesve doli një deklaratë nga ambasadorja amerikane Yuri Kim, e cila tha se do të mbajnë përgjegjsi personat që shkaktojnë dhunë.

Ndërkohë pati nga ana e protestuesve përpjekje për tu ngjitur në katin e dytë, por përsëri gaz lotsjellës nga dyert e dritaret e PD-s kundër protestuesve.

Rreth orës 13.30 me kërkesë të Lulzim Bashës ndërhyri Policia e Shtetit kundër protestuesve në oborrin e PD-së duke përdorur shkopinjë gome dhe gaz lotsjellës.

Oborrin e PD-së e pushtoi policia e shtetit pas kësaj ore. Protestuesit i nxorën nga oborri i selisë blu dhe ndaj ish-kryeministrit Berisha u hodh gaz lotsjellës.

Në ora 14.22 ish-kryeministri Berisha doli në konferencë shtypi ku tha se do të mblidhemi prapë kundër tyre pasi sot kemi përpara narko-shtet dhe narko-opozitë.

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?