Policia e Shtetit shërbim të përforcuar për zgjedhjet e 6 marsit: Territori nën kontroll të plotë
Të gjitha strukturat qendrore dhe vendore të Policisë së Shtetit kanë kaluar në gatishmëri “Shërbim të Përforcuar”, për të zbatuar masat e planifikuara për sigurimin e rendit publik dhe sigurimin e zgjedhjeve të datës 6 mars.
Policia kalon ne sherbim te perforcuar duke filluar nga dita e shtunë dhe në vijim deri në shpalljen e rezultateve përfundimtare.
Policia e Shtetit, deri në datën 03.03.2022, “ka angazhuar 780 punonjës policie dhe ka garantuar 335 aktivitete elektorale të zhvilluara gjatë fushatës”.
“Theks të veçantë mori trajnimi i 1297 punonjësve të Policisë së Shtetit, të cilët do të angazhohen me detyra gjatë zgjedhjeve, sipas hierarkisë së menaxhimit policor, deri tek niveli bazë i veprimit policor”, tha drejtori i Rendit Publik në Policinë e Shtetit.
KOHA JONË SONDAZH

