FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Moti për këtë të premte, vranësira dhe reshje shiu

Këtë të premte vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme. Moti parashikohet me vranësira mesatare deri të dendura si dhe intervale afatshkurtra me diell përgjatë ultësirës perëndimore në pjesën e parë të ditës.

Vranësirat do të shoqërohen me reshje shiu të herëpashershme dhe intensitet të ulët në pjesën më të madhe të territorit. Në periudha afatshkurtra dhe në mënyrë lokale reshjet në formën e shtrëngatave ndërsa në zonën e veriperëndimit reshjet me intensitet mesatar dhe lokalisht deri të lartë.

Në zonën e Alpeve dhe relievet malore në lindje e juglindje në lartësitë mbi 700-800 metër reshje dëbore me intensitet të ulët deri mesatar.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?