Policia e Tiranës sqaron ngjarjen te gazeta “Koha Jonë”
Njoftimi zyrtar
Në datë 28.08.2017, në orën 17:27, në Komisariatin Dixhital ka ardhur një raportim për ndërtim pa leje në rrugën “Andon Zako Çajupi”, Tiranë.
Në vendngjarje shkuan shërbimet e policisë, të cilat konstatuan se në një godinë të një pallati po vendoseshin shkallë emergjente.
Shërbimet e policisë shoqëruan 2 punonjës per te sqaruar rrethanat dhe shtetasin E.Sh., 37 vjeç, specialist i IMT në cilësinë e personit që ka djeni për rrethanat e veprës penale.
Më pas shtetasi N.L., 54 vjeç, pronar i godinës eshte paraqitur me vullnetin e vete ne Komisiariat per te dhene shpjegime.
Nga deklarimi i marrë shtetasi N.L, u shpreh se për shkak të pozicionit të godinës kishte lindur nevoja e montimit të shkallëve emergjente duke shtuar sigurinë për punonjësit aty. Për montimin e këtyre shkallëve kishte marrë një deklaratë paraprake pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Planifikimit të Territorit.
Shtetasi E.Sh., me detyrë specialist pranë IMT ka deklaruar se është njoftuar nga policia për të verifikuar rastin në fjalë.
Nga verifikimi i bërë ka rezultuar se punimet e bëra deri tani kanë qënë brenda Deklaratës paraprake të mësipërme me të cilën pronari i godinës ka qënë i pajisur nga Drejtoria e Përgjithshme e Planifikimit dhe Zhvillimit të Territorit.
Por lind pyetja, kur leja ishte në rregull atëhere pse duhej gjithë ajo prezencë policie në dyert e “Koha Jone”? Pse u desh marrja në komisariat e disa personave kur edhe vetë kryebashkiaku Veliaj u deklaroi, policisë, se leja ishte në rregull? Për show apo për presion ndaj redaksisë së një gazete, e cila njihet si kritike e qeverisë?
Janë pyetje, të cilat do marrin përgjigje ditë pas dite.

