Policia: E vërteta për telefonatën që njoftoi për dy të vrarë në Korçë

Policia e Korçës ka sqaruar sot lajmin e publikuar dje në media, lidhur me “vrasjet” e ndodhura në një fshat të Korçës.

Policia thekson se një person ka marrë në telefon pasditen e djeshme dhe ka thënë se, “pranë fshatit Xerje, Njësia Administrative Lekas- Korçë,  janë vrarë me armë zjarri, dy persona si edhe janë plagosur disa të tjerë”.

Nga verifikimet e policisë ka rezultuar se nuk ka pasur asnjë ngjarje kriminale dhe as viktima në këtë zonë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Njoftimi i Policisë Korçë:

Swiss Digital Mobile Reklama

Informacion sqarues në lidhje me një njoftim të rremë dhënë tek organet e Rendit, i cili supozonte një ngjarje të rëndë kriminale në fshatin Xerje, ku nga verifikimet policore të kryera, rezultoi i pavërtetë.

Në datën 31.08.2016, rreth orës 15:20, një shtetas anonim, ka telefonuar tek nr 129 në Sallën Operative të Drejtorisë Vendore të Policisë Korçë, duke thënë se, pranë fshatit Xerje, Njësia Administrative Lekas- Korçë,  janë vrarë me armë zjarri, dy persona si edhe janë plagosur disa të tjerë.

Menjëherë nga ana e strukturave të DVP-Korçë, janë bërë verifikimet dhe kontrollet  e nevojshme, nga të cilat rezultoi se kjo telefonatë ishte e rremë dhe se nuk kishte asnjë ngjarje kriminale, me persona të vrarë apo të plagosur, në të gjithë territorin e pretenduar.

Gjithashtu duke iu referuar disa njoftimeve të publikuara në media dhe rrjete sociale, të cilat  flasin  për një shtetas të vrarë, nga fshati Tudas, sqarojmë opinionin publik se ato janë të pavërteta, pasi Policia e Korçës ka kontaktuar me këtë shtetas dhe nga verifikimet  e kryera, rezulton të jetë shtetasi A. Ll, 45 vjeç, lindur në fshatin Tudas- Korçë dhe me banim aktual në Tiranë.

Në lidhje  me vërtetësinë e telefonatës, nga strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Korçë, janë kryer gjithë veprimet e nevojshme proceduriale dhe  materialet do ti referohen Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Korçë, për veprën penale: “Njoftimi i rremë në organet e rendit” parashikuar tek neni 272 i Kodit Penal, për identifikimin dhe vënien përpara përgjegjësisë ligjore, të autorit”.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?