Policia flet për sherrin me shkopa bejsbolli e shufra hekuri në bashkinë e Dibrës

Një sherr i madh ka ndodhur sot në bashkinë e Dibrës ku janë zënë me mjete të ndryshme punonjës të këtij institucioni. Ndërkohë, Policia e Dibrës ka dhënë detaje për sherrin me grushte, shkopa bejsbolli e shufra hekuri në bashkinë e Dibrës si pasojë e transferimeve dhe emërimeve të reja.

Sipas policisë, disa punonjës të Bashkisë Dibër, të ndihmuar nga persona të jashtëm kanë hyrë nga dera e pasme e godinës dhe kanë goditur shefin e Burimeve Njerëzore të Bashkisë, shtetasin D.M. si dhe shtetasit H.D., E.D, L.D. Të lënduarit po marrin trajtimin mjekësor në spitalin e Peshkopisë dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën. Policia e Dibrës ka identifikuar autorët e dyshuar të përfshirë në këtë ngjarje dhe po punohet për kapjen e tyre.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A të drejtë Trumpi për Groenlandën?