Policia flet për shpërthimin sot në Bulqizë

Policia e Bulqizës ka dhënë detaje për ngjarjen e ndodhur mbrëmjen e sotme, ku një automjet ka shpërthyer, pasi i është vendosur lëndë plasëse.

Sipas policisë, makina tip ‘Audi’ që ka shpërthyer ishte e parkuar në shesh parkimin e një lavazhi dhe në përdorim të shtetasit T.Tanci, banues në Bulqizë. Nga shpërthimi nuk ka pasur të lënduar, por vetëm dëme materiale.

Njoftimi i Policisë:
Rreth orës 21.40, në shesh parkimin e një lavazhi dyshohet se në pjesën e përparme të automjetit tip ‘Audi’, është vendosur lëndë plasëse, e cila ka shpërthyer duke e dëmtuar pjesërisht mjetin.

Swiss Digital Desktop Reklama

Si pasojë e shpërthimit nuk ka persona të lënduar, Automjeti është në përdorim nga shtetasi T.T, banues në Bulqizë.

Swiss Digital Mobile Reklama

Grupi hetimor ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po heton për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?