Policia gjermane arreston bandën shqiptare prej 5 anëtarësh

Në rajonin e Bavarisë, Tirolit Jugor dhe Zvicrës prej një kohe të gjatë ndodhnin grabitje të ndryshme gjë që kishte vënë alarmin tek policia gjermane dhe ajo austriake.

Sipas burimeve të policisë banda ishte me origjinë shqiptare dhe ishte e përbëre prej anëtarësh nga Shqipëria.

Ata ishin shumë profesionistë dhe kishin vjedhur në hotele, shtëpi privatë, madje edhe trena malorë. Por, pas ndërhyrjes së policisë gjermano-austriake banda u kap pas një grabitje në Salzburg të Austrisë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Vetëm në Austri ata kishin bërë dëme rreth 575 mijë euro, kurse në Bavari rreth 200 mijë euro.

Swiss Digital Mobile Reklama

Ata kishin filluar serinë e grabitjeve në vitin 2011 për të vazhduar më pas më 2013, kurse më në fund janë arrestuar.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?