Policia gjobit drejtuesit që udhëtojnë me fëmijë në makinë pa sistemi fiksimi
Policia e Tiranës ka ushtruar kontrolle dhe ka gjobitur disa drejtues mjetesh që lëvizin me fëmijë në makinë pa sistemet e fiksimit. Në videon e ndarë nga policia, vihen re raste të ndryshme, ku fëmijët janë ngjitur në baxhon e hapur të makinës, apo janë ulur në vendin e parë të pasagjerit me prindërit, pa sistemi fiksimi.
Kushdo që nuk përdor rripat e sigurisë dhe sistemet e fiksimit, të parashikuara për pasagjerët deri në 12 vjeç, ndëshkohet me masë administrative, nga 5000 deri në 15 000 lekë. Kur shkelja i takon një fëmije në moshë jomadhore, përgjegjësia bie mbi drejtuesin e mjetit ose mbi atë që është ngarkuar me mbikëqyrjen e fëmijës, kur ai ndodhet aty në çastin e kryerjes së shkeljes.
Në rast se shkelësi është drejtuesi i mjetit, përveç masës së parë administrative, atij i vendoset edhe masa administrative plotësuese pezullim i lejes së drejtimit për një periudhë nga 6 deri në 12 muaj.