Policia Gjyqësore, deputetja e PS kritika Prokurorisë
Pas përplasjes në kuvend, opozita i ka bërë bojkot punimeve tek Komisionet parlamentare, të paktën, të paktën kjo u kuptua nga mbledhja e Komisionit të Sigurisë Kombëtare, aty ku u diskutua projektligji për organizimin e Policisë Gjyqësore, pa praninë e deputetëve të PD dhe LSI.
Të pranishëm të komision ishin vetëm anëtarët e PS-së, dhe në fjalën e saj deputetja Vasilika Hysi tha se janë evidentuar disa probleme, ndërsa shtoi se lidhjet e oficerëve kanë qenë shumë të dobëta me prokurorinë.
”Në analizë janë evidentuar një sërë problematikash. Lidhjet e oficerëve të policisë gjyqësore kanë qenë shumë të dobëta me prokurorinë. Emërimet, shkarkimet dhe lëvizjet nuk kanë qenë të drejta. Nuk kryenin vetëm detyrat e tyre, por u caktonin edhe detyra të tjera që të linte shumë për të dëshiruar. Një grup ekspertësh të lartë kanë punuar për hartimin e këtij projektligji”,-tha Hysi.
KOHA JONË SONDAZH

