Policia godet dhe shoqëron në komisariat gazetarin Alfred Lela dhe ish-deputeten Silva Caka (Foto+Video)

Eshtë tensionuar situata në oborrin e Teatrit Kombëtar ku qytetarë e aktivistë të shumë po protestojnë kundër shembjen e Teatrit Kombëtar.

Policia ka shoqëruar një numër të madh personash, mes tyre edhe gazetarin dhe analistin Alfred Lela edhe ish–deputetja e LSI-së, Silva Caka.

Në kamera policia është parë duke e goditur dhe duke e prangosur analistin Lela, ndërsa ndodhej
mes protestuesve pa kryer asnjë lloj shkelje.

Kujtojmë se forca të shumta policie rrethuan sot godinën e Teatrit Kombëtar, ndërsa fadromat nisën shembjen e saj.

Tension te Teatri, shoqërohet analisti  Alfred Lela dhe ish-deputetja e LSI-së

SHKARKO APP