Policia godet tre qendra të lojërave të fatit, arrestohen 3 persona
Gjatë një aksioni të fundit, Policia e Tiranës ka zbuluar dy lokale ku organizoheshin në mënyrë të paligjshme lojëra fati, përmes kompjuterëve dhe telefonave celularë.
Në pranga janë vënë tre shtetas, ndërsa janë sekuestruar pajisje elektronike dhe materiale të tjera që dyshohet se përdoreshin për baste. Të arrestuarit janë: B. K., 20 vjeç, S. M., 24 vjeç, E. B., 18 vjeç
Sipas policisë, në rrugën “Muhamet Deliu”, në lokalin që administrohej nga 24-vjeçari S. M. dhe ku punonte edhe shtetasi B. K., dyshohet se viheshin baste sportive përmes telefonave celularë. Në rrugën “Mysym Keta”, në një lokal ku ishte i punësuar shtetasi E. B., u gjetën dy kompjuterë që dyshohet se përdoreshin për zhvillimin e lojërave të fatit.
Gjatë kontrolleve në të dy subjektet u sekuestruan 6 njësi kompjuterike me monitorë, 4 telefona celularë dhe bileta bastesh sportive.
KOHA JONË SONDAZH

