Policia greke operacion në kufi, bllokon refugjatët
Policia greke ka nisur një operacion në kufirin me Shqipërinë për bllokimin e refugjatëve që janë larguar nga qendrat greke të strehimit.
Sipas të dhënave të policisë greke, 18 refugjatë afaganë u bllokuan në zonën e Konicës, mes të cilëve edhe tetë fëmijë.
Policia shqiptare ka shprehur shqetësimin se trafikantë të qënieve njerëzore po fshehin në zonat pyjore në anën greke, grupe regugjatësh duke i mbajtur ata me ditë të tëra në kushte të vështira jetese.
Policia shqiptare ka bllokuar gjatë muajit Gusht disa dhjetëra refugjatë, mes të cilëve shumë fëmijë, por pa arritur të arrestojë organizatorët e trafikut që veprojnë në të dy anët e kufirit.
KOHA JONË SONDAZH

