Policia greke vret një shqiptar

Policia greke ka vrarë një shqiptar që po transportonte drogë pranë kufirit. Sipas mediave greke, efektivët e policisë po zhvillonin një aksion kundër një grupi që dyshohet se posedonte lëndë narkotike. Nga informacionet e shtypit grek, bëhet fjalë për një grup shqiptarësh që trafikonin drogë.

Sapo vunë re makinat e policisë, ata qëlluan me armë ndaj policisë. Nga shkëmbimi reciprok i zjarrit, mbeti i vdekur një shqiptar, identiteti i të cilit nuk bëhet i ditur. Po kështu, u plagos lehtë në dorë një polic grek.

Aksioni është ende duke vazhduar, shkruajnë mediat greke, për të arrestuar personat e tjerë të përfshirë në këtë ngjarje. Ndërkohë, nuk ka informacion nëse është konfiskuar lëndë narkotike gjatë këtij operacioni.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?