Policia hedh gaz, e moshuara vështirësi në frymëmarrje (VIDEO)

Gazi lotsjellës i hedhur në drejtim të qytetarëve në protestën para Kuvendit, ka shkaktuar pasoja te disa prej tyre. Një grua e mëshuar menjëherë pas hedhjes së gazit është ulur në një stol. Ajo ka nisur të qajë si dhe ka patur probleme me frymëmarrjen.

Pas disa minutash tentativa për të çarë rrethimin e policisë, kjo e fundit ka reaguar duke hedhur gaz lotsjellës ndaj turmës, çka solli shpërndarjen e tyre në rrugët përreth parlamentit.

Protesta e opozitës vijon që prej orës 18:00, kur nisi në bulevard, para godinës së kryeministrisë. Pas më tepër se një ore atje, turma erdhi drejt parlamentit, ku përqendrimi policor është më i ulët në numër.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?