Policia holandeze: Trafiku i kokainës në duart e gangsterëve shqiptarë

”Gangsterët shqiptarë luajnë një rol gjithnjë e më të rëndësishëm në veprimet e botës së krimit në Amsterdam”, thotë një raport i policisë së kryeqytetit holandez, cituar nga portali NU.nl.

Trafiku i kokainës, qenieve njerëzore dhe mashtrime me pasuritë e paluajtshme, janë sektorët ku bandat shqiptare janë më aktive. Sipas policisë, organizatat ballkanike janë lider në importin e kokainës nga Amerika e Jugut dhe në shpërndarjen në Europë.

Në rritje edhe krimet e dhunshme të lidhur me trafikimin e armëve të zjarrit, sidomos pushkët dhe mitralozët të ardhur nga Ukraina, Siria, Mali dhe Libia, konfiskohen rregullisht.

Swiss Digital Desktop Reklama

Vrasjet në Amsterdam në vitet e fundit janë të gjitha të lidhura me trafikun e kokainës, tha policia dhe janë “vrasje me pagesë”, ose të rinjtë që tërheqin këmbëzën janë të angazhuar si “të pavarur” nga malavita.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A të drejtë Trumpi për Groenlandën?