Policia i dorëzon turistes italiane kartën e identitetit, ministri Balla: Në Shqipëri nuk ju humbet asgjë
Policia e Shtetit i dorëzoi një turisteje italiane kartën e identitetit, të cilën e kishte humbur pas mbërritjes në Shqipëri. Ministri i Brendshëm, Taulant Balla u uroi turistëve të huaj pushime të këndshme dhe të sigurta në vendin e shqiponjave.
“Në Shqipëri nuk ju humbet asnjë gjë. Kujdesuni për sendet tuaja personale. Për çdo problem që mund të keni kontaktoni uniformat blu, ose telefononi në numrin 112”, u shpreh Balla.
Shqipëria ka shënuar një fluks të lartë vizitorësh të huaj me një rritje prej 33 % më shumë se e njëjta periudhë e vitit të kaluar. Në 6 muajt e parë të këtij viti, Shqipërinë e kanë frekuentuar 3,4 milionë vizitorë të huaj.
https://www.facebook.com/reel/829067291989831