Policia i prish planin 35-vjeçarit, kapet në banesën e emigrantit duke vjedhur
Një 35-vjeçar në Korçë është arrestuar në kushtet e flagrancës në tentativë për të vjedhur një banesë në lagjen numër katër të qytetit.
Në pranga ka rënë shtetasi L. Sh. Banesa mësohet se është në pronësi të shtetasit P. N., emigrant.
Policia është sinjalizuar nga një qytetar që ka telefonuar në numrin 129 të policisë, duke informuar mbi vjedhjen.
“Shërbimet e Komisariatit të Policisë Korçë, kanë shkuar drejt adresës së raportuar, ku kanë konstatuar në ambjentet e brendshme të banesës, shtetasin L. Sh., 35 vjeç, i cili po tentonte të kryente vjedhje” thuhet në komunikatën e policisë.
Policia arrestoi në flagrancë shtetasin L. SH., i dënuar më parë për vjedhje.
Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë për veprime të mëtejshme.