Policia: Ja kush e qëlloi me gurë autobusin e serbëve

Policia e Shtetit ka njoftuar sot se ka identifikuar autorin që goditi me gurë autobusin e përfaqësueses serbe mbrëmjen e së mërkurës, gjatë rrugës nga aeroporti “Nënë Tereza” në drejtim të Tiranës.

Konkretisht, ajo thekson se ai është 14-vjeçari me iniciale M.Q.

Sipas Policisë, ky person tashmë është shpallur në kërkim.

SHKARKO APP