Policia jep detaje për vrasjen sot në Tiranë. Viktima një 28-vjeçar
Një vrasje me armë zjarri mësohet se ka ndodhur në zonën e “Astirit”, në Tiranë. Mësohet se ngjarja ka ndodhur në një lokal të kësaj zone të Tiranës dhe viktima është një 28-vjeçar. Policia ka shkuar në vendngjarje dhe ka nisur hetimet. Sipas informacionit paraprak të policisë në disa zona të Tiranës janë ngritur postoblloqe dhe po punohet për kapjen e autorëve.
Njoftimi paraprak i policisë. “Rreth orës 20.45, në Astir, në një rrugicë, në afërsi të një lokali, në rrethana ende të paqarta është plagosur me armë zjarri shtetasi V.T, rreth 28 vjeç, i cili më pas ka gjetur vdekjen.
Menjëherë në vendngjarje kanë shkuar shërbimet e Policisë, të cilat kanë bërë rrethimin e zonës në një perimetër të gjerë. Janë ngritur pika kontrolli në të gjitha akset rrugore si dhe vijon puna nga grupi hetimor për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, grumbullimin dhe fiksimin e çdo prove që do çojë në zbardhjen e ngjarjes, identifikimin dhe arrestimin e autorëve”.
KOHA JONË SONDAZH

