Policia jep detajet se si u plagosën Gentian Bejtja dhe Klodian Stafuka në Nikël

Gentjan Bejtja dhe Klodian Stafuka, janë dy personat e plagosur të cilët kanë përfunduar në spitalin e Traumës në Tiranë mbrëmjen e sotme. Policia thotë se rreth orës 18:00 ata janë paraqitur në Spital për ndihmë mjekësore.

Policia thotë se Gentian Bejtja, rreth 41 vjeç është plagosur me armë zjarri në krah në rrethana ende të paqarta. Ngjarja ndodhi kur ai po drejtonte automjetin e tij. Ai ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

I plagosuri tjetër Klodian Stafuka, rreth 31 vjeç, sipas policisë është lënduar nga dalja nga rruga e makinës së Gentian Bejtjas ku ai ishte pasagjer dhe nuk ka lëndime me plagë zjarri.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ngjarja ndodhi në Nikël, afër një karburanti. Menjëherë shërbimet e Policisë dhe grupi hetimor kanë shkuar në vendngjarje dhe vijon puna për sqarimin e rrethanave, identifikimin dhe kapjen e autorit.

Swiss Digital Mobile Reklama

Gentjan Bejtja është një emër i njohur për policinë dhe drejtësinë shqiptare. Në shtator të vitit 2016, ndaj tij është organizuar një atentat me tritol. Bejtja po udhëtonte me makinën e tij tip “Tuareg” në fshatin Nikël të Krujës, kur nga poshtë mjetit shpërtheu eksplozivi që e dëmtoi rëndë në këmbë. Ai arriti t’i shpëtonte atentatit për shkak të sasisë së vogël të eksplozivit të vendosur, çka më pas, hetuesit e cilësuan si një paralajmërim.

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?