Policia kap vrasësin para krimit, planifikoi edhe djegie me benzinë

Parandalohet në Durrës një vrasje dhe ndalohet autori që e kishte planifikuar: Alfred Skonja. Ai kishte kryer të gjitha veprimet përgatitore për vrasjen e një shtetasi. Sekuestrohet automjeti me të cilin do të kryhej krimi, sende dhe mjete të ndryshme që do ndihmonin në kamuflimin e autorëve dhe krimit.

Specialistët për Krimet në Komisariatin e Policisë Durrës, në vijim të punës për zbardhjen e ngjarjeve pa autor dhe mbajtjen nën kontroll të kontigjentëve kriminalë me qëllim rritjen e sigurisë së qytetarëve, pas një pune hetimore intensive dhe të pandërprerë kanë bërë të mundur parandalimin e kryerjes së një vrasje, duke ndaluar autorin e dyshuar, konkretisht shtetasin:

  • Alfred Skonja 29 vjeç, banues në Durrës.

Ndalimi i tij u bë pasi:

Swiss Digital Desktop Reklama

Nga kryerja e veprimeve hetimore ka rezultuar se Skonja, në bashkëpunim me një shtetas tjetër, për të cilin po punohet për kapjen e tij kishin ndërmarrë të gjitha masat e duhura dhe kishin kryer të gjitha veprimet përgatitore për vrasjen e një shtetasi.

Swiss Digital Mobile Reklama

Ndalimi I tij u bë si rezultat I një pune operative të mirëorganizuar, ku Skonja ka qenë nën vëzhgim të vazhdueshëm gjatë kësaj periudhe nga Policia, me qëllim për të dokumentuar veprimet e tij të jashtligjshme.

Shtetasi I ndaluar kishte planifikuar që pas kryerjes së krimit do ta digjte me benzinë automjetin e vjedhur.

Skonja, më datë 26.07.2016, në bashkëpunim me një shtetas tjetër, në Fushë-Krujë kanë vjedhur automjetin tip “Volsvagen” me targa “AA 029 MM”, në pronësi të shtetasit R.B. 22 vjeç, banues në fshatin Zheje, Kurbin, ndërsa targat i përkasin mjetit tip “Peugeot” në pronësi të shtetases R.B. 37 vjeçe, banuese në Durrës, të vjedhura më datë 18.07.2016.

Automjeti i vjedhur është gjetur më datë 24.08.2016, rreth mesditës, pranë lumit Erzen.

U gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provave materiale:

  • automjeti tip “Volsvagen” me targa “AA 029 MM” si dhe
  • sende dhe mjete të ndryshme (veshje, kapele, kokore, lëndë djegëse benzin…) që do ndihmonin në kamuflimin e autorëve gjatë kryerjes së aktit kriminal dhe krimit.

Për arsye të hetimit nuk bëhen me dije detaje të mëtejshme.

Skonja është person me precedentë penalë të mëparshëm.

Materialet i kaluan për veprime të mëtejshme Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprën penale”Vjedhja”në bashkëpunim parashikuar në nenin 134, 25 të Kodit Penal.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?