Policia kontrolle edhe kalimtarëve për të kapur “të pabindurit”

Përveç postblloqeve që tashmë kontrollojnë makinat nëse janë të autorizuara për të lëvizur, në filtër do të vendosen edhe pasagjerët dhe kalimtarët, specifikisht kur ka grumbullime me mbi dy persona. Mbi 120 mijë persona kanë ardhur nga jashtë vendit nga zonat e prekura, emrat e së cilëve janë të skanuara në një sistem në tablet që ka çdo efektiv i policisë, që do t’i nënshtrohen kontrollit nëse po shkelin rregullat e vetëkarantinimit. Të dhënat janë marrë nga sistemi TIMS, ndërkohë që theksohet se ato u janë shpërndarë edhe spitaleve për të pasur një informacion të saktë mbi pacientët e tyre, nisur nga fakti që 6 mjekë të spitalit “Shefqet Ndroqi” janë infektuar nga një viziton “i papërgjegjshëm” që fshehu se kishte qenë në Itali disa ditë më parë.

SHKARKO APP